25.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Këta të bëjnë për budalla” – Alfred Moisiu: Çdo deputet me vila në det e në mal, jetoj në banesën e 53 viteve më parë

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka qenë i ftuar së fundmi në A2CNN ku dhe ka folur për situatën politike në vendin tonë dhe për atë çfarë është duke ndodhur aktualisht mes opozitës, mazhorancës por dhe në lidhje me drejtësinë.

    Një ndër çështjet për të cilat Moisu ka ngritur alarm ka të bëjë me pasurinë e zyrtarëve dhe politikanë shqiptarë.

    Ish-presidenti theksoi se ndonëse ka qenë në krye të shtetit për pesë vite me radhë, ai vijon të jetojë në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë, ndërkohë që shumë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë në pronësi vila në vendet më luksoze.

     “Nuk është sekret që jo figurat më të larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër. Me çfarë u bënë? Rrogat i dimë,” tha Moisiu, teksa më tej shfaqi rezervat e tij kundrejt zyrtarëve të cilët akuzohen për korrupsion dhe mbulohen pas termit “shpifje”.

     “Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla,” tha Moisu ndër të tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit