7.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këtë herë do e rrëzojnë vërtet Edi Ramën (kuptohet, po s’iu rrahu ndonjë i çmendur Berishën si herën e fundit)

    Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë në 11 shkurt.

    Vendimi është bërë me dije nga kryetari i PD, Sali Berisha në fund të mbledhjes së kryesisë.

    “Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policira sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së.

    Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës, me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri.

    Koha është në flasë opozita. Të flasë gjer në largimin e kësaj kalbësire, nga pushteti. Gjer në largimin e këtij turpi, njeriu që s’ka asnjë parim, normal, moral, nder, dinjitet që nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet, pavarësisht se çfarë i shkakton demokracisë dhe vendit të vet.

    Me datën 11 Shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e saj”, tha Berisha.

    Këtë herë thonë se do e rrëzojnë vërtet Edi Ramën, por e kanë thënë aq shumë herë para çdo proteste, sa tani nuk i beson më njeri.

    Madje s’po u dalin më as në protest, siç u pa dhe në protestën e fundit, kur dhe u godit me grusht Sali Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit