31.5 C
Tirana
E premte, 27 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Këto 7 gjëra nuk duhet t’i bëjë gruaja nëse ka në krah një burrë

    Burra, merrni laps e letër. Ky është kursi i shkurtër për të qenëpartner të denjë.

    Martesa s’është thjesht zemra në bio apo foto me filtra në Instagram – është marrëveshje. Dhe ndonjëherë, marrëveshje që mund të përfundojë me grindje për mbeturinat, apo pse ai nuk i vendos kurrë këpucët aty ku e kanë vendin.

    Në TikTok është bërë virale videoja e një krijuesi që tregon listën e tij prej 7 pikash se çfarë një grua nuk duhet të bëjë nëse ka burrë në shtëpi. Romantik apo tradicional? Vendoseni vetë. Ama, kjo listë ndezi debat në rrjet. Gra. mos i prekni këto punë me dorë nëse ka një burrë në shtëpi:

    1. Të hidhni plehrat

    Nëse ka një burrë në shtëpi, ajo nuk duhet t’i afrohet koshit. “Është punë burrash për gjithë jetën,” tha djali që hodhi videon. Disa burra online e mbështetën: “Të paktën të jemi të zotët në diçka.”

    2. Të bësh punë të rënda rreth shtëpisë

    Kositje bari, krasitje pemësh, apo lyerje gardhi? “Vetëm nëse ka ndonjë kopsht të vogël me trëndafila,” shton ai. Përndryshe, kjo është fusha e burrave. Edhe pse, shkencërisht, kopshtaria është një super ushtrim për trupin dhe mendjen. Fitim i dyfishtë, themi ne.

    3. Të riparosh gjëra në shtëpi

    Nëse shpërthen tubi i ujit apo prishet ngrohësja, ai duhet të marrë situatën në dorë – ose më së paku, të telefonojë një usta. Ideja është: gruaja nuk duhet të stresohet për vida apo çelësa papagallë.

    4. Të merresh me makinën

    Makina nuk ndizet? Vaj për të ndërruar? Larje? Detyra e tij.”Ndërkohë, interneti është plot me gra që ndihen sikur janë në një marrëdhënie me një fëmijë që s’dallon motorrin nga bagazhi.

    5. Të paguash shumicën e faturave

    Sipas krijuesit që hodhi videon, Mr. Gen X, një burrë duhet të mbajë barrën financiare, ose të paktën pjesën më të madhe. Ai e sheh si detyrë e nder, jo opsion. Edhe pse, shumë çifte funksionojnë me ndarje 50/50. Sekreti është komunikimi – jo llogaritë bankare.

    6. Të fshehësh inteligjencën

    Nëse një burrë ka problem që partnerja është më e zonja në punë, më e zgjuar apo më e suksesshme, atëherë ai s’është burrë, është një djalosh me ego të lënduar. Dhe le ta themi troç: gratë e zgjuara janë superfuqia e çdo lidhjeje të shëndetshme.

    7. Të jesh nënë… edhe për burrin

    Fëmijët kanë dy prindër, jo një nënë + një burrë që kërkon gjithashtu kujdes nga nëna. Ndaj, një grua nuk duhet të mbajë e vetme peshën e rritjes së fëmijëve. Baballarët që përfshihen krijojnë fëmijë më të lumtur, më të sigurt dhe martesa që zgjat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit