13.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këto ‘detyra’ festash po ju lodhin pa e kuptuar pse

    Sado periudhë e gëzueshme dhe atmosferë e ngrohtë, le ta pranojmë që ndonjëherë festat janë sinonim i stresit. Përveçse do të shpenzoni para më shumë se në çdo muaj tjetër, do të jetoni me pritshmëri shumë të larta në mendjen tuaj. Që nga dhuratat që prisni, e deri tek të dalat magjike apo plotësimi i dëshirave. Ky sezon është shumë më i ngarkuar me energji nga ç’mendojmë ne, për gjithë arsyet në vijim.

    1. Pazaret e dhuratave

    Janë deri diku të këndshme, por më vonë kthehen në një stres të tmerrshëm dhe lodhje mendore. Ti shpenzon para, por nuk di çfarë të blesh ekzaktësisht që të gjithë të mbeten të kënaqur. Për të mos folur pastaj për procesin e paketimit, dekorimit që thjesht ~të lodh~.

    2. Udhëtimet e pushimeve

    Ju mund të keni rezervuar për t’u larguar diku gjatë festave, por përtej qejfit duhet të merreni me gjithë detajet e tjera që janë goxha stresuese. Duhet të mendosh për aeroportin, valixhet, paketimet, dhuratat nëse dikush të pret në vendin tjetër, radhët e gjata, çmimet e shtuara, biletat, etj.

    3. Në përgjithësi ju kërkohet që gjatë pushimeve të bëni më shumë gjëra nga ç’bëni zakonisht

    Njerëzit që kërkojnë ndihmë mund të shtohen gjatë këtyre ditëve dhe sigurisht nuk i refuzon dot nëse do t’i ndihmosh. Lodhja mendore bëhet e pashmangshme edhe më kur je i ftuar në 93647 evente të ndryshme ku supozohet të gatuani vetë.

    4. Përballje me dinamikat e pakëndshme familjare apo shoqërore

    Gjatë festave ka grumbullime dhe prej grumbullimeve mund të prisni gjithçka! Vizita e një kushëriri që është thjesht acarus ose dikush nga grupi i shokëve që bën gjithmonë batutat më pavend. Situata të tilla në ditë festash nuk mungojnë kurrë.

    5. Ata që punojnë në industrinë e shërbimit janë kaq të lodhur

    Fizikisht dhe emocionalisht. Përveç fluksit të shtuar të punës duhet të përballojnë shumë presione të tjera. Faktin që nuk janë duke festuar, që duhet të jenë gjithë kohës në shërbim të klientit dhe mbi të gjitha të plotësojnë tekat e secilit.

    Sidoqoftë, mos harroni të merrni kohë për veten. Vendos disa limite dhe cakto kohën që të duhet vetëm për vete. Delego detyrat dhe merr frymë thellë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit