5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këto janë 6 fjalitë që thotë një mashkull, kur vërtet i pëlqen një femër

    Dashuria është një lojë e çuditshme, e cila nuk ka rregulla fikse. Çdo marrëdhënie ka dinamikat e veta. Por njësoj siç është e vërtetë që nuk ekzistojnë dy marrëdhënie të njëjta, është e vërtetë edhe që ka disa fjali, të cilat meshkujt i thonë kur janë të dashuruar. Fjalët sigurisht nuk kushtojnë asgjë, ama kanë vlerëvetëm kur janë të sinqerta. Dhe këto fjalë, meshkujt i thonë realisht me sinqeritet, kur e pëlqejnë njëfemër.

    Gjëja e parë ështëÇdo gjë më kujton X”ku X është femra që pëlqejnëKjo është një situatë tipike, ku meshkujt që e pëlqejnë një femër, nuk mendojnë për person tjetër, përveç saj.

    Fjalia e dytë që thonë shpesh meshkujt, është: “Mund të të ndihmoj unë me gjithçka që ke nevojë. Kur një mashkull dëshiron ta bëjë për vete një femër, ai kërkon t’i tregojë asaj në çdo moment se po i qëndron pranë dhe se nuk do ta lërë të vetme me problemet e saj.

    Fjalia e tretë që thonë meshkujt, është“Dua të njoh prindërit e tu”. Sado mendjehapur të jenë prindërit e tu, ata nuk janë aq pranues ndaj lidhjes me një djalë që nuk e njohin. Për ta shmangur një situatë të tillë, një mashkull që të do, ta kërkon vetë njohjen e prindërve të tu, në mënyrë që më vonë të dalësh pa probleme me të.

    Së katërti, një mashkull që realisht e pëlqen një femër, e pyet atë pëçdo gjë të ditës së saj. Mund tëduken si pyetje mes miqsh, por realisht kur e pyet dikë mbi ditën që ka kaluar, i lejon hapësirë të shprehet dhe nëse ka nevojë për ndihmë, mund ta ndihmosh.

    Fjalia e pestëështë“Kam vënë re se…” dhe fillon të përmendë detaje që mund të vihen re vërtet rrallë. Kur një mashkull nis të kujtojë, apo të flasë për detaje specifike të një femre, kuptohet që ai e ndjen diçka për të.

    Fjalia e fundit dhe më e rëndësishmja, është“Më mungon”. Të ndjesh mungesën e një personi, do tëthotë të ndjesh mungesën e gjithçkaje të lidhur me atë person dhe kjo gjë ndodh kur e pëlqen vërtet dikë. Nëse e dëgjoni si fjali nga një mashkull dhe ju duket e sinqertë, mos dyshoni në dashurinë e tij për ju.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit