17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këto janë faktet më interesante që do të lexosh sot

    1. Thonjtë e dorës tënde dominante rriten më shpejt.

    2. Në Singapor, nëse nuk shkarkon tualetin, po bën një krim. Nëse kapesh duke shkelur ligjin, paguan një gjobë prej 150 dollarësh.

    3. Muskujt e syrit janë më aktivët në trupin tonë. Ata lëvizin më shumë se 100,000 herë në ditë.

    4. Gogësima e gjitarëve lidhet me madhësinë e trurit. Sa më i madh të jetë truri, aq më gjatë gogësin gjitari.

    5. Një elefant mund të vrapojë deri në 25 km.

    6. Macet nuk mund t’i shijojnë ëmbëlsirat.

    7. Sipas një studimi në Universitetin e Harvard-it, të mos kesh miq është njësoj vdekjeprurëse si të pish cigare për një kohë të gjatë.

    8. Një kangur nuk mund të kërcejë, nëse bishti i tij nuk është i pozicionuar në tokë.

    9. Derëzat e vogla për macet, në fakt janë krijuar nga Isaac Newtoon.

    10. Llogaria zyrtare e Suedisë në Twitter, prej 7 vitesh, përdoret nga qytetarë të thjeshtë.

    11. Universiteti më i vjetër në Europë është ai i Bolonjës, i ndërtuar në vitin 1088.

    12. 90% e aktivitetit të vullkaneve ndodh në oqeane.

    13. Një kërmill mund të flejë për 3 vite rresht.

    14. Në disa vende të Artikut, era mund të kapë shpejtësinë e 320km/h.

    15. Gjarprinjtë nuk i pulisin sytë.

    16. Në planetin Mars, qielli është i kuq dhe perëndimet janë blu.

    17. Në hapësirë ndodhen dy satelitë të quajtur “Tom” dhe “Jerry”.

    18. Mizat e shtëpisë mund të jetojnë për 2 javë.

    19. Albert Einstein ka refuzuar të jetë president i Izraelit.

    20. Uniformat naziste janë dizenjuar nga “Hugo Boss”.

    21. Australia është i vetmi kontintent pa vullkane aktivë.

    22. Vera më e vjetër në botë është gjetur në një varr romak. Ajo është 1,650-vjeçare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit