10.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Këto lajme duhet të bëhen virale” – Ermonela Jaho shpallet artistja botërore e vitit

    Sopranoja shqiptare me famë botërore është nderuar me një nga çmimet më prestigjoze ndërkombëtare. Përkatësisht çmimin e “Artises së Vitit” dhënë nga ICMA, që është praktikisht EMY i muzikës lirike.

    Ky kompeticion botëror, në motivacionin e nderimit të sopranos shqiptare shkruan:

    “Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese.

    Pak këngëtarë e arrijnë një të tillë shkallë e lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës. Pasi në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë.”

    Vetë sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka shkruar për çmimin:

    “Shumë e nderuar”.

    Kurse këngëtarja Hersi Matmuja, e cila e ka shpërndarë menjëherë postin e Ermonela Jahos në rrjetet sociale, bën një paralelizim me situatën aktuale ku “të famshëm” në Shqipëri shpallen jo vlerat reale port ë kundërtat e tyre.

    “Këto lajme duhet të bëhen virale.

    Uragani Ermonela Jaho, çfarë krenarie!!!, shkruan Hersi Matmuja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit