17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këto të vërteta do të të bëjnë të reflektosh mbi zgjedhjet e tua në jetë

    E vërteta është e vështirë për t’u pranuar, por edhe shumë çliruese.

    Duhet ta kuptosh se në disa raste, mund të jetë gjëja më e rëndë, por të ndihmon në çdo etapë të jetës.

    Nëse nuk kërkon dot falje, nuk e pranon dot veten

    Të kërkosh falje, do të thotë të dish se je edhe një person i gabueshëm, i bërë nga mishi e gjaku. Kur ti i pranon gabimet e tua, ke pranuar veten dhe të gjitha “defektet” që mund t’i rregullosh.

    Marrëdhëniet toksike

    Ato tregojnë se duhet të punosh me veten dhe të gjesh arsyen pse ti i tërheq dhe i bën pjesë të jetës. Nuk ka të bëjë me etë qenit personi i duhur, por me të ndërtuarit raportin e duhur. Sapo të shërosh veten, do ta kuptosh që ti je epiqendra e lumturisë, të tjerët janë vlerë e shtuar.

    Ata që duam, na lëndojnë

    Është njerëzore dhe normale. Personat që duam, prindërit, miqtë, partnerët na lëndojnë dhe ne zhgënjehemi. E rëndësishme është të ndërtosh një marrëdhenie të shëndetshme me veten.

    Nuk është faji yt, ama është përgjegjësia jote

    Nëse ndodh diçka e keqe, jo për fajin tënd, ty të mbetet ta shërosh veten.

    Ndjesitë negative të ndikojnë në çdo aspekt

    Nëse e mbush mendjen dhe zemrën me negativitet, mos prit të dalë një ylber shprese, sepse edhe po doli, gjithsesi nuk do e shohësh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit