14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këtu të vrasin për një fjalë goje: Si goditi për vdekje punonjësi i RTSH, mësuesin që u përpoq të mbronte një grua

    Alban Meneri, montazhieri i RTSH-s, ka goditur për vdekje mësues Nikolin Stakën, pas një sherri banal. Ky i fundit po debatonte me një grua për vendin e  parkimit, ndërkohë që viktima i ka parë nga kati i dytë.

    56-vjeçari mësohet se i ka thënë: “Çfarë bën, s’të vjen zor që zihesh me gra.”

    Ndërkohë autori i dyshuar i është përgjigjur:“Zbrit poshtë se ta tregoj unë.”

    Në momentin që Staka ka zbritur poshtë, Meneri e ka qëlluar me grushte në kokë, fytyrë dhe qafë. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Kujtojmë se 56-vjeçari dyshohet se ka gjetur vdekjen në banesë nga hemorragjia. Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik, por Staka është gjetur i pajetë ditën e djeshme, 31 korrik.

    Burime për Abc bëjnë me dije se Staka, lindur në Laç, ishte me profesion mësues dhe prej një muaji jetonte me qira në Tiranë.

    Më parë kishte jetuar në Belgjikë.

    Njoftimi i policisë: 

    Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

    Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit