19.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kiara dhe Arbri bënin sherr gjatë publicitetit të prime”, Shpati zbulon prapaskenat

    Ish-konkurrenti Big Brother VIP Shpat Kërleshi, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ të moderatores Ester Bylyku, ku ka zbuluar shumë prapaskena të këtij reality show.

    Pasi e cilësoi Nitën si të pabesë, që e nxori nga shtëpia dhe tha se lidhja e Keisit dhe Kristit ishte krijuar vetëm për show, Shpati zhvendosi vëmendjen edhe te Kiara Tito dhe Arbër Hajdari.

    I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se cila ka qenë një prapaskenë që publiku nuk e ka parë, Shpati zbuloi një sekret të Kiarës dhe Arbrit.

    “Kur Kiara doli nga shtëpia, dhe vinte në studio ajo debatonte shumë me opinionistin Arbër Hajdari. Kam rastisur disa herë gjatë debateve të tyre të ashpra gjatë publicitetit”, tha Shpati.

    I pyetur nga Ester se për çfarë debatonin, ai u shpreh:

    “Për tema të ndryshme sa i përket Big Brother VIP. Ata kishin këndvështrime të ndryshme nga njëri-tjetri për lojën”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit