Kiara Tito ka folur ditën e sotme në Big Brother Vip për herë të parë për punën e saj si velinë.
Gjatë një sfilate mode të cilat vajzat po e bën për shaka, Kiara iu tregoi se ka punuar dikur si velinë dhe asnjë prej banorëve nuk e dinte këtë gjë.
Moderatorja zbuloi se puna si velinë ka qenë e para për të në media. Ajo ka punuar si velinë në një emision satiro-investigativ në televizionin e dikurshëm Agon Channel dhe moderatorja tregoi se në atë kohë ka qenë 17 vjeç e gjysmë.
Kiara tregoi se në atë televizion ka punuar në të njëjtën kohë kur aty punonte dhe Qetsori, ku i fundit ishte prezantues në një emision mëngjesi.
Më herët Kiara ka treguar se me Qetsorin ka patur një konflikt të regjistruar shumë vite më parë, i cili ka ndodhur në media dhe me shumë mundësi përplasja mes tyre është regjistruar në atë kohë kur ata punonin në të njëjtin televizion. Arsyet e konfliktit ende nuk dihen.