24.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kiara humb gati 30 mijë ndjekës në Instagram, pas përplasjeve me Luizin

    Pas debateve që ka patur me Luizin në “Big Brother VIP”, Kiarës i kanë ikur mijëra ndjekës nga rrjeti i saj social Instagram si një revoltë ndaj reagimve të saj ndaj këngëtarit. Deri më tani moderatorja ka humbur plot 29 000 ndjekës dhe numri vijon të rritet.

    Kjo humbje e madhe erdhi fill pas programit të së shtunës të reality shoë-t “Big Brother VIP” në Instagramin e Kiarës. Ajo numëronte më shumë se 581 000 ndjekës, ndërsa në këto momente ka rreth 552 000 të tillë.

    Janë të shumta komentet që nuk e kanë vlerësuar qëndrimin e saj dhe që mendojnë se ajo “po e shfrytëzon Luizin vetëm për lojë”. Vajzave u dha një lojë nga ‘vëllai i madh’, ku ato nuk duhet t’u flisnin djemve. Por këta të fundit vendosën të bënin çmos që atyre t’u prishej loja. Luizi vendosi Kiarën në një cep të tualetit dhe brenda pak minutash, ajo filloi të ndihej keq, t’i merrej fryma dhe rrjedhimisht, të kërkonte ndihmë.

    Për shkak të bllokimit fizik të Kiarës, për banorët mbërriti një zarf i zi, ku ndër të tjera shkruej, “Banorët nuk mund të ushtrojnë presion psikologjik, të dhunojnë verbalisht, ofendojnë, bullizojnë dhe në rastin më të fundit, të bllokojnë fizikisht, me justifikimin ‘në kuadër të lojës’.

    Kujtojmë që Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj u skualifikuan pasi thyen rregullat duke përdorur një gjuhë me tone kërcënuese.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit