20.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kiara “i mbyll derën Luizit”: Të thashë të më lije!

    Ditën e djeshme Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë debatuar me njëri-tjetrin.

    Vëllai i Madh i dha Ermiona Lekbellos një mision sekret. Ajo u mbushi mendjen vajzave që të mos flisnin me djemtë dhe nëse ia arrinte qëllimit do kishte një surprizë.

    Ky mision u prish nga Luizi, i cili e zuri Kiarën në një cep në tualet dhe nuk e la të dilte, pavarësisht se ajo i tha se po i binte të fikët.

    Kur vajzat e tjera e panë që këngëtari nuk hiqte dorë nga vendimi i tij për të mos e lëshuar moderatoren, i thanë kësaj të fundit që të fliste dhe të mbaronte misioni.

    Pas këtij veprimi, Kiara është nervozuar shumë dhe ka bërë debat me Luizin.

    Pjesë nga debati:

    Kiara: Po të them se nuk je duke më ndihmuar, aspak

    Luizi: Për lojën? Normal që s’të ndihmova, unë e prisha

    Kiara: Jo për lojën, mua tani me nervozizmin që kam. Nuk është se po shërben gjë ky diskutimi se është po i njëjti që bëmë edhe në drekë. E të thashë më lër hapësirë 24 orë.

    Luizi: E ça ndodh pas 24 orëve?

    Kiara: Ti me posisititeivn tënd vazhdon

    Luizi: E ça ndodh pas 24 orëve?

    Kiara: Mbase edhe qetësohem pak

    Luizi: E vjen vetë e më thua ‘Luiz jam qetësuar’

    Kiara: Nuk e di Luiz, do vijë natyrshëm, nuk i bëj gjërat me plan

    Luizi: Ndërkohë unë rri e eci nëpër shtëpi si budalla duke prit

    Kiara: Ti vazhdo…

    Luizi: Ça të vazhdoj?

    Kiara: Vazhdo lojën tënde

    Luizi: Si mund ta vazhdoj?

    Kiara: Pse ça je ti, ke lidh kërthizën me mua?

    Luizi: Po

    Kiara: Ti di ta bësh shumë mirë dallimin mes dashurisë dhe lojës

    Luizi: Tani dashurinë e kam gropë unë, si me e ba

    Kiara: Përgjegjësi e jotja, duhej ta kishe menduar pak më herët këtë gjë

    Luizi: Nuk e paskam menduar

    Kiara: Ti diferencën midis dashurisë dhe lojës di ta bësh shumë mirë

    Luizi: Duhet të luaj duke qenë gropë këtej?

    Kiara: Po

    Luizi: Si?

    Kiara: Se je luan dhe do vazhdosh të luash

    Luizi: Nuk mundem

    Kiara: Nuk mundesh, atëherë gjeje vetë se si do e bësh

    Luizi: E gjeta, erdha me fol e me të thënë lëre me kaq, ti po nervozohesh

    Kiara: Ta lë me kaq se thua ti? Ku e kam butonin që ta lë me kaq

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit