22.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kiara reflekton pas përvojës në ‘BBVA 2’: “Jo gjithmonë besohet te çdo njeri”

    Kiara Tito, e ftuar në “S’e luan Topi”, ka folur për eksperiencën e saj në “BBVA 2”, duke treguar edhe mësimet që ka marrë nga kjo përvojë. Meqë pjesëmarrja në reality shoë do ta “përndjekë për shumë kohë” dhe moderatorja shpesh e ka thënë se e ka mbyllur si kapitull, sërish pyetjet nuk mungojnë.

    “Unë nuk është se jam shprehur shumë pas “Big Brother”-it sepse nuk kam dashur. E kam mbyllur atë si kapitull në jetën time. Kam mësuar shumë padiskutim, kam mësuar që jo gjithmonë besohet te çdo njeri dhe kam larguar pak atë pjesën e naivitetit që ndoshta më karakterizonte. Të besimit për t’i parë gjërat ashtu siç unë doja dhe ashtu siç unë dua që t’i kem njerëzit. Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm”, u shpreh Kiara.

    Sa i përket pyetjes nëse është lënduar apo ndjerë keq nga disa njerëz brenda “BBVA 2”, Kiara tha:

    “Lënduar jo. As zhgënjyer jo sepse ajo dihet që është një eksperiencë që të të fton që të testosh veten tënde dhe të jetosh në shtëpi edhe me njerëz që ti mbase nuk shkon mirë, nuk ju përputhen karakteret. Tani që e mendoj që ka kaluar kohë nuk më bën përshtypje dhe them që nuk do të kisha ndryshuar asgjë edhe te vetja ime në mënyrën se si ndodhën ngjarjet. Jam shumë e lumtur që gjithçka ka shkuar mirë”.

    Kiara ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”, ku fitoi bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli. Ata më pas, u bënë prindër të një vajze, Luna Marisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit