Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë.
Ajo ka treguar se po përjeton një moment të vështirë, pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj të dashur, Maria, në moshën 94-vjeçare.
Kiara ka publikuar në “Instastory” një fotografi që e ka shoqëruar me disa fjalë prekëse.
Në njërën prej imazheve shihet Kiara, gjatë pritjes së ëmbël, e ulur pranë gjyshes, ndërsa në tjetrën, vogëlushja Luna Mari përqafon me butësi stërgjyshen e saj, një moment i thjeshtë, por i mbushur me ndjenjë.
“Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe”, shkruan Kiara, duke shoqëruar fjalët me simbole paqeje dhe dashurie.