14.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kiara Tito tregon e përlotur për rikthimin e vështirë në Shqipëri

    Në një rrëfim për banorët në “Big Brother VIP Albania”, moderatorja Kiara Tito ka rrëfyer për arsyet e rikthimit në Shqipëri (Kiara ka jetuar në Itali).

    “Arsyeja pse unë vendosa të kthehesha në Shqipëri ishte sepse Italia në atë periudhë pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë që të më ofronin shkollën dhe e menduan si opsion më të mirë që të rikthehesha.” – u shpreh ajo e përlotur.

    Në vijim të rrëfimit, moderatorja tha se kishte dëshirë të bëhej modele, mirëpo gjatësia nuk e favorizonte, kështu që mori pjesë në Miss Shqipëria.

    “Mora pjesë në një konkurs bukurie dhe aty fitova çmimin Miss Inteligjenca dhe brenda ishte një bursë shkolle,” tha ajo. “Erdhi si një dhuratë për mua dhe për prindërit e mi.”

    Kiara mori pjesë në Miss Shqipëria 2013 dhe nëse jeni kuriozë si dukej, ja një foto:

    Kiara Tito tregon e përlotur për rikthimin e vështirë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit