22.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kiara tregon planet për bebin nr. 2

    Kiara Tito, e ftuar në “S’e luan Topi”, foli për shumëçka, edhe për planet për të bërë një bebushe të dytë. Ajo u shpreh se është ende herët, por ka qejf të sjellë në jetë një vajzë.

    “E kam akoma atë dëshirë, edhe pse është herët natyrisht, por do kisha dëshirë të kisha 2 vajza t’i vishja bukur-bukur. Të parën po që po e vesh, gjithë ditën rri duke e kombinuar, tani pres edhe të dytën”, tha moderatorja.

    E pyetur nëse po punojnë (po, ashtu siç e lexove) për bebin e dytë, Kiara u shpreh se është ende herët dhe se po ia lënë në dorë të ardhmes.

    “Jo , jo, është një dëshirë e të ardhmes patjetër’.

    Kiara dhe Luizi u bënë prindër të Luna Marisë më 30 prill 2024 dhe moderatorja ka ndarë shpesh momente me të bijën dhe familjen e saj në rrjetet sociale, si dhe ka folur për shtatzëninë, lindjen dhe sikletet e kësaj periudhe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit