14.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kim Kardashian: Do haja jashtëqitje çdo ditë që të dukesha e re

    Kim Kardashian ka deklaruar se do të ishte e gatshme të hante jashtëqitje për aq kohë sa ajo do e mbante atë të re dhe të bukur.

    Në një intervistë The New York Times, ajo u pyet se çfarë do të bënte që të mbetej e re gjithmonë dhe padyshim përgjigja i befasojë të gjithë.

    “Do të provoj gjithçka. Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Unë thjesht mund”, tha Kim.

    Menjëherë pas publikimit të intervistës, në rrjet vërshuan komente të pafundme. Madje, sipas Page six, shumë komentues u tallën me të duke e pyetur nëse produktet e Skim janë të përbëra nga jashtëqitjet.

    Ndërkohë, Kardashian nuk ka reaguar ende, por po shijon romancën me komedianin Pete Davidson.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit