9.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kim Mehmeti “justifikon” vrasjen e femrave: Fajin e kanë edhe ato, se zhvishen për të joshur meshkujt

    Abdylaqim Mehmeti, i njohur si Kim Mehmeti, ka bërë një shkrim pas vrasjes së tmerrshme në Kosovë, të një 35-vjeçareje që priste të lindte, nga ish-bashkëshorti.

    Mes të tjerave, Mehmeti, një islamist shpesh edhe radikal, shkruan se problem për shoqërinë shqiptare, janë edhe femrat që zhvishen.

    “Në të vërtet meshkujt e sotëm rriten në hapësirën që ndanë të djeshmen që u thotë se gruaja është ‘pronë’ e tyre dhe të sotmes përplot me spektakle shthurëse që femrën e shpërfaqin si ‘mish’ joshës që vlen vetëm aq sa mund të ndjellë epshet mashkullore.

    Kështu që ne u bëmë shoqëri ku shumëçka ndryshoi por jo edhe bindja e shumicës së meshkujve se burrërorja dëshmohet nëpërmjet nënshtrimit të ‘pronës’ së quajtur grua.

    Andaj, sot ka ma pak burrërie e më shumë egërsi mashkullore se kurdo qoftë më pare.

    Ka më pakë burrëri se edhe atëherë kur ishim më të ‘prapambetur’, kur kjo shqiptari nuk kishte kaq organizata feministe dhe joqeveritare që ‘mbrojnë’ gruan saç ka sot, por kishte një Institucion që e mbronte femrën si shenjtëri – Familjen!

    Po, mediat raportojnë edhe për një vrasje makabre të një gruaje. Dhe të rrëqethur e të ngërthyer në dhembje, ne do e vajtojmë edh atë si gjitha të mëparshmet, por pa e thënë të vërtetën se nuk është vetëm dora e burrave monstra ajo që ua morri jetën këtyre grave fatkeqe: ato i vrau një shoqëri ku gruaja mund ta jetojë ‘lirshëm’ barazinë gjinore – por kryesisht vetëm nëse u nënshtrohet meshkujve, apo vetëm si pjesëtare e spektakleve ku zhvishet për t’i joshur dhe zbavitur burrat”, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit