13.5 C
Tirana
E mërkurë, 14 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Kinezët na konsiderojnë si pika e mjaltit” – Ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Ramës

    Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është një vend me interes të madh për Kinën sa i përket çështjeve të energjisë.

    Në një koment për Top News, ambasada e SHBA vlerëson investimin e fundit të bërë nga kompania amerikane Clean VVorld Professional për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat.

    Në të njëjtën kohë, ambasada vë theksin te nxitja e transparencës dhe drejtësisë në Shqipëri, për ta bërë vendin tërheqës për investimet amerikane.

    “Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret progresin në investimin e CËP-së, duke sjellë lidershipin amerikan në teknologjinë e energjisë në Shqipëri. Ne vazhdojmë të nxisim transparencë dhe drejtësi në mjedisin rregullator të Shqipërisë për ta bërë vendin më tërheqës për investitorët amerikanë”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

    Teksa ishte i pranishëm në një ceremoni me kompaninë amerikane Clean VVorld Professional po zbaton projektin për ndërtimin e një parku Eolik në zonën e Tropojës me kapacitet 600 megavat, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama tha se kinezët ia kanë vënë syrin Shqipërisë.

    “Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideroni Shqipërinë si “pikën e mjaltit” në gjithë Europën apo jo?”, deklaroi Rama.

    E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit