21.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kishte vetëm 179 ndjekës në Instagram para se të hynte në Big Brother, ja sa numëron Luizi sot

    Pavarësisht se Luiz Ejlli ka qenë një prej këngëtarëve shumë të njohur në Shqipëri përpara disa vitesh, shkëputja nga muzika e tij bëri që emri t’i lihej në harresë. Këngëtari ka fituar festivalin e Këngës Magjike me Juliana Pashën, ndërsa ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në Eurovizion.

    Mirëpo hyrja e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania e ka kthyer Luizin në një nga personazhet më të pëlqyer e më të komentuar të momentit në vendin tonë.

    E kjo vihet re edhe në profilin zyrtar të Instagramit të Luizit, ku deri para se të bëhej pjesë e Big Brother VIP, ai numëronte vetëm 179 followers, ndërsa sot që flasim, ai numëron mbi 260 mijë ndjekës në Instagram. Një shifër vërtetë e pabesueshme kjo!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit