21.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kjo është arsyeja përse babai i Sarah Berishës dhe DJ Pm nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin

    Sarah Berisha dhe Dj PM ose ndryshe Pajtim Krasniqi, janë një nga çiftet e krijuara në sezonin e shkuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” dhe duket se dashuria e tyre po rezulton shumë e fortë.

    Por, DJ PM nuk shkon me babain e Sarah për vetëm një arsye që ka lidhje me futbollin dhe këtë gjë na e ka treguar blogerja.

    Dj PM ka treguar se është një fans i madh i Milanit. Por duket se babai i partneres së tij qenka gjithashtu një tifoz flaktë i skuadrës rivale, Interit. Gjatë mbrëmjes së ndjeshme Milan dhe Inter luajtën në finalen e Superkupës së Italisë ku këta të fundit kanë fituar 3 me 0.

    Sara publikoi një foto të bisedës me babain e saj, i cili ka ‘ngacmuar’ PM pas fitores së Interit.

    “Bëji të fala PM”- shkruante babai i blogeres ndërsa ajo theksoi krahas postimit :”Kjo është e vetmja arsye pse babi im dhe PM nuk do të shkojnë kurrë mirë”.

    Kjo është arsyeja përse babai i Sarah Berishës dhe DJ Pm nuk

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit