13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kjo është familja më e pasur në planet

    Falë aksioneve të tyre në Walmart, korporatës së madhe që operon me një zinxhir supermarketesh, familja Walton është familja më e pasur në planet.

    Siç raportohet nga Bloomberg, Waltons janë më të pasurit në botë për të katërtin vit radhazi dhe vlerësohet të kenë një pasuri prej 224.5 miliardë dollarë.

    Sam Walton, themeluesi i Walmart, njihej si një kursimtar i mirë i parave. Që nga vdekja e tij në 1992, familja Walton – përfshirë tre fëmijët e gjallë të Sam: Rob, Jim dhe Alice – ka qenë shumë diskretë në lidhje me pasurinë e tyre.

    Megjithatë, kohët po ndryshojnë, dhe së fundmi Waltons filluan të investojnë paratë e tyre në një mënyrë më publike.

    Rob Walton, 78 vjeç, mori jo pak vëmendje në gusht, kur bleu ekipin e NFL të Denver Broncos për 4.65 miliardë dollarë. (NFL – National Football League)

    Javë pas blerjes së madhe të NFL, klani Walton vazhdoi të derdhte para në sipërmarrje të reja.

    Në javët pas blerjes së madhe të NFL, trashëgimtarët e Walton krijuan versionin e tyre të Coachella, një festival muzikor i quajtur Format Festival. Përpjekjet synonin të sillnin një formë publiciteti në qytetin e qetë të Bentonville, Ark., ku aktualisht është selia e Walmart.

    Megjithatë, Waltons kanë derdhur fondet e tyre në më shumë sesa thjesht futboll dhe festivale. Ndër të tjera, ata kanë blerë edhe muze me vlera të mëdha kombëtare, si ai i “Crystal Bridges” në Amerikë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit