13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kjo është fjala e vitit 2022, por ç’kuptim ka?

    Nëse 2022-shin do ta përshkruanim shumë shkurt me një tog fjalësh do të ishte – përshkallëzim krize. Jo më kot, rezulton se fjala e vitit është “permacrisis”- thënë ndryshe, një krizë e zgjatur, permanente.

    Nga 10 fjalët e përzgjedhura si top fjalët e këtij viti nga Collins Dictionary u vu re se shumica e ngjarjeve gjatë këtij viti lidhej me një krizë të vazhdueshme në shumë aspekte në botë. Pasiguria politike, lufra në Ukrainë, ndryshimi i klimës, kriza ekonomike, shtrenjtësia e nivelit të jetesës, etj, etj kanë çuar në nevojën e përdorimit të një fjalë të re siç është “permacrisis.” Pjesë e listës ishin edhe “Kiev”, “vibe shift”, “quiet quitting” dhe sigurisht fjala fituese.

    “Vibe shift”- i referohet ndryshimeve të shpejta të trendeve në rrjete sociale. Momente kulturore që ndryshojnë sa hap e mbyll sytë dhe lidhet gjithashtu më aftësinë e njerëzve për t’u përshtatur në kohë reale me ndryshimin.

    “Quiet quitting”- të heqësh dorë nga puna pa dhënë dorëheqjen. Pra një ikje e ngadalë, e heshtur që vjen si pasojë e demoralizimit në vendin e punës për shumë arsye. Mungesa e motivimit të bën të mos japësh asnjë % më tepër sesa të kërkohet.

    Permakriza lidhet me periudhën e zgjeruar të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë. Ose le ta përshkruajmë ndjesinë  e kësaj fjalë me këtë situatë: Këmbët e tua të varura tek  një parvaz ndërsa përpiqesh të gjesh një ulje të sigurt. Ose siç tha Timothée Chalamet: « Mendoj se është e vështirë të jesh gjallë tani. Rënia shoqërore është në ajër dhe mund ta ndjesh kudo.”

    Pasi fjala e vitit u publikua, shumë njerëz në Tëitter ishin dakord me zgjedhjen dhe pohuan se vërtetë, është kohë e vështirë të jesh gjallë tani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit