13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kjo është mënyra se si aktorja e njohur po përpiqet “të heqë qafe” paparacët

    Blake Lively është në pritje të fëmijës së katërt me bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds dhe paparacët janë gjithë kohës jashtë shtëpisë të saj, për të shkrepur foto ekskluzive nga përditshmëria dhe shtatzënia e saj.

    Për t’i dhënë fund shkeljes së privatësisë vetjake, si dhe të familjes, Blake postoi një album me foto në Instagram, ku shkroi: “Ja ku janë foto e mia shtatzënë, në jetën reale, qe ata 11 djemtë që po presin jashtë shtëpisë sime për të parë një (njëbrirësh) të më lënë të qetë”.

    Aktorja vijoi: “Po më tmerroni mua dhe fëmijët e mi. Faleminderit të gjithë të tjerëve për të gjithë dashurinë dhe respektin (që tregoni) duke u bërë unfolloë llogarive dhe publikimeve që ndajnë foto të fëmijëve. Keni të gjithë fuqinë kundra tyre. Dhe faleminderit mediave që kanë politikën kundër publikimit të fëmijëve. Ju bëni ndryshimin”.

    Blake Lively e bëri të ditur shtatzëninë e saj të premten, në 16 shtator, kur mori pjesë në samitin “Annual Forbes Power Women’s Summit”, në New York, e veshur me një fustan rrëzëllitës, nga i cili dukej barku i rrumbullakosur.

    Blake dhe Ryan janë gjithashtu prindër të 3 vajzave: James (7 vjeç), Inez (5 vjeç) dhe Betty (2 vjeç).

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit