11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Kjo është periudha e vitit kur njerëzit hanë më shumë dhe stërviten më pak

    Pranvera nuk vjen vetëm me përfitime për njerëzit, të tipit: Ditë më të gjata, temperatura më të larta, më shumë kohë e shpenzuar jashtë me miqtë dhe familjen etj. Duket se stina e pranverës është ajo periudhë e vitit kur njerëzit fillojnë të konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara dhe të shkojnë më pak në palestër.

    “Ky efekt është më i fortë te njerëzit që shkojnë rregullisht në palestër,” thotë Rishika Rishika, profesor në North Carolina State University. “Njerëzit që kanë një orar të rregullt për stërvitje preken nga ndryshimi i orës. Ky efekt negativ i ditëve më të gjata dhe motit të ngrohtë është një shtysë më shumë për të mos u mbyllur në palestër, por për të shijuar një tjetër aktivitet.”

    Dy studimet u botuan në “Journal of Marketing” këtë muaj, ku në njërin shqyrtohen zakonet e ushqyerjes dhe në tjetrin zakonet e palestrës.

    Në studimin e parë, studiuesit punuan me një kompani ushqimesh të paketuara me bazë në SHBA për të mbledhur të dhënat e konsumatorëve në periudhën e viteve 2004 dhe 2010. Të gjithë pjesëmarrësit përdorën një celular për të regjistruar ushqimet që hëngrën gjatë një periudhe dyjavore.

    Në studimin e dytë, kërkuesit bashkëpunuan me një zinxhir kombëtar palestrash që siguroi të dhëna se sa njerëz shkuan në palestër gjatë stinës së pranverës, me ngrohjen e motit dhe zgjatjen e ditëve.

    Të dy studimet provuan hamendësimet e profesorëve se ora pranverore dhe ditët e gjata ndikojnë plotësisht në zakonet e shëndetshme të njerëzve. Ky nuk është studimi i parë që tregon efektet negative të orës pranverore dhe si kjo ndikon në gjendje të tilla si depresioni, ankthi dhe çrregullimi afektiv sezonal, sipas “Harvard Health Publishing”.

    Duket se vonimi i errësirës sjell dhe një tjetër pasojë: prishjen e prodhimit të melantoninës, gjë që e bën më të vështirë për trupin që të pushojë dhe të flejë në një orar të caktuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit