21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Kjo është qesharake’: Aktorja e filmave për të rritur paditet nga Dior, por pse?

    Çfarë mund të bëjë bashkë një aktore filmash erotikë me Dior? Mbiemri…dhe një padi ligjore.

    Shtëpia franceze e modës ka hedhur në gjyq Gigi Dior sepse kjo e fundit ka regjistruar emrin e saj të artit si një markë tregtare. Dior po përpiqet ta përmbysë këtë vendim.

    “Kjo është qesharake, emri im nuk ka të bëjë me modën dhe – për më tepër, puna që bëj unë nuk i përfshin fare rrobat”, thotë Gigi në përgjigje të padisë, e cila pretendon se po dëmton markën me emrin e saj.

    40-vjeçares i është miratuar kërkesa për emrin e saj artistik që prej vitit të kaluar. Ajo e përdor emrin në mediat sociale, llogarinë e saj të OnlyFans etj.

    Dior kundërshton markën e saj tregtare dhe deklaron se emri Gigi Dior mund të shkaktojë “konfuzion” tek njerëzit.

    Aktorja e industrisë së filmave për të rritur thotë se e “ka markuar emrin e saj për qëllime argëtimi dhe modelimi” dhe gjithçka ka qenë ligjërisht në rregull.

    “Kërkesa ime u pranuar. Pastaj mora lajmin se Christian Dior Couture po apelon miratimin e markës sime. Nëse humbas emrin, markën time, do të humbas gjithçka. Do më duhet ta nis nga e para dhe kjo është shkatërruese për mua”, shprehet Gigi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit