25.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kjo është torturë”, Amber Heard nuk e mbajnë nervat në gjyq!

    Gjyqi i tyre i shumëmediatizuar duket se po e lodh shumë Amber Heard, që është përfshirë në një betejë të ashpër ligjore me ish bashkëshortin, Johny Depp. Aktorja tha se e gjithë kjo për të, po kthehet në një  “torturë” dhe ajo thjesht dëshiron që ai ta lërë të qetë.

    “Është torturë. E gjitha kjo është torturuese. Pse duhet ta bësh këtë? Unë dua të vazhdoj me jetën time. Dua të eci përpara. Dua që edhe Johnny të vazhdojë përpara.

    Po përdoren pa pushim, gjërat më intime, të turpshme, thellësisht poshtëruese dhe personale që kam jetuar po përdoren kundër meje, çdo ditë. Pa pushim. Është torturë. Unë jam në kaq shumë dhimbje. Doja të vazhdoja me jetën time. Dhe ai nuk më lejon”, tha Amber.

    “Nuk dua ta quaj veten viktimë, nuk më pëlqen ta mendoj veten si viktimë dhe nuk dua që ai të mendojë se po e sulmoj apo po e fajësoj. Po e theksoj, nuk dua asgjë prej tij”, shtoi më tej ajo.

    Për një periudhë kohe, u duk sikur gjërat po shkonin shumë mirë mes ciftit. Megjithatë, në dhjetor 2018, Heard shkroi një artikull opinioni në “The Washington Post”, duke përshkruar përvojën e saj si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Edhe pse ajo nuk e përmendi Depp me emër, ai thotë se i ka dëmtuar rëndë karrierën dhe reputacionin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit