10.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kjo familje e mori aq seriozisht lojën ‘Monopoly’, sa njëri prej tyre përfundoi në burg

    Familja juaj mund të jetë gjaknxehtë dhe ta marrë garën shumë seriozisht, por a ka përfunduar ndonjëri prej tyre në burg vetëm prej një loje?!

    Ky është rasti i John Armstrong nga Tulsa, Okla, që po pinte me familjarët e tij dhe gjithçka po shkonte mirë derisa një lojë “Monopoly” prishi çdo gjë.

    Sipas policisë atje, oficerët mbërritën në shtëpi pasi një anëtar i familjes telefonoi 911 duke raportuar për të shtëna.

    Hetuesit zbuluan se familja po luante një lojë miqësore Monopoly kur një grindje midis Armstrong dhe njerkut të tij shpërtheu papritur në kaos.

    Në fillim ata rrëzuan mbështetësen e lojës, hodhën disa mobilje dhe më pas e vazhduan zënkën fizike jashtë.

    Armstrong pësoi një lëndim në kokë gjatë përleshjes dhe kjo e shtyu të nxirrtë armën dhe të ndiqte njerkun me të. Fatmirësisht, qëlloi vetëm në ajër. Megjithatë, thuhet se për momentin ai po ndiqet penalisht në burg.

    Tregojani këtë histori familjarëve tuaj gjaknxehtë shqiptarë herën tjetër kur të mblidheni bashkë…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit