13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kjo grua u dënua me 45 vite burg për postime në rrjetet sociale!

    Një grua nga Arabia Saudite është dënuar me 45 vite burg për postimet në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

    Nourah Bint Saeed al-Qahtani u dënua nga Gjykata e Specializuar Penale e Arabisë Saudite me akuzat për “përdorim të internetit për të dëmtuar strukturën sociale (saudite)” dhe “shkelje të rendit publik duke përdorur mediat sociale”.

    Dihet pak për atë që Qahtani postoi në rrjetet sociale për t’i dhënë një dënim kaq të gjatë dhe si rezultat, organizata Dawn me qendër në Uashington po vazhdon të hetojë rastin.

    Ky dënim pason një dënim të ngjashëm vetëm pak javë më parë, ku Salma al-Shehab, nënë e dy fëmijëve dhe kandidate për doktoraturë në universitetin e Leeds, u dënua me 35 vjet burgim sepse ndiqte dhe ripostonte disa aktivistë në Twitter.

    Dënimi i Shehab përfshinte gjithashtu një ndalim udhëtimi 34-vjeçar, për të cilin disa vende perëndimore kanë ngritur shqetësime.

    Ngjarjet ndodhën menjëherë pasi presidenti amerikan, Biden, ngriti shqetësimin për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit