17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kjo grua u mbyt në pishinë, gjatë kohës kur ishte ‘live’ në Facebook!

    Një punonjëse e kujdesit shëndetësor në Kanada u mbyt në një pishinë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë (live) në Facebook javën e kaluar.

    Hellen Nyabuto, 24 vjeç, vdiq teksa po notonte në një pishinë moteli në Chatsworth, Ontario të enjten, sipas Toronto Star.

    Nyabuto po transmetonte drejtpërdrejt incidentin fatal dhe u pa duke buzëqeshur, duke notuar dhe duke folur me shikuesit në internet nga fundi i cekët i pishinës.

    Pasi u zhvendos në një zonë më të thellë, filloi të kërkonte ndihmë dhe pas disa orësh qetësie, vizitorë të tjerë të motelit u panë duke hyrë në pishinë dhe duke zbuluar trupin e pajetë të Nyabuto-s. Transmetimi live është hequr që atëherë nga Facebook.

    Familjarët po kërkojnë ndihmë financiare, për ta sjellë 24-vjeçaren në vendin e saj të lindjes, Kenya.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit