15.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kjo ‘hile’ e vogël mund t’ju shtojë dashurinë për partnerin më shumë nga ç’mendoni ju!

    Gjatë martesës, dashuria romantike ka tendencën të reduktohet me kalimin e kohës për shumë arsye, por ekziston një “hile” e vogël që mund t’ju bëjë ta doni më shumë bashkëshortin/en.

    Të shihni fotot e vjetra të partneri/es tuaj do t’ju krijojë ndjesi pozitive dhe do t’ju bëjë më të afërt me to. Eshtë provuar se ky zakon ju ndihmon ta shihni me sy tjetër marrëdhënien, të ndiheni më të kënaqur me martesën që keni dhe e gjithë kjo falë kujtimeve…

    Madje edhe njerëzit e tjerë që janë pjesë e fotove tuaja mund t’ju japin “një dorë” për të përmirësuar intimitetin emocional në çift.

    Kjo teknikë e thjeshtë e të parit albumet fotografike të burrit/gruas mund të rrisë ndjenjat e dashurisë dhe kënaqësinë bashkëshortore.

    Si ta bëni këtë?

    1- Mbani foton tuaj të preferuar të partnerit/es në kuletë gjithmonë me vete.

    2- Vendos foton tuaj të preferuar në tryezën e punës.

    3- Fotot e tij/saj vendosi si wallpaper në telefonin apo lap topin tuaj.

    Të gjitha do t’ju shërbejnë për t’ju kujtuar pse e keni dashur në fillim, duke ju sjellë të gjithë kujtimet e bukura të kaluara bashkë. Provojeni!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit