9.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Kjo nuk është policia bashkiake që na duhet” – Erion Braçe: I vendosin qytetarit 200 mijë lekë gjobë se krasiti pemët e veta

    Deputeti i PS Erjon Braçe ka denoncuar në Facebook Policinë Bashkiake, e cila sipas tij i ka vendosu një qytetari një gjobë pa të drejtë.

    Sipas deputetit, gjoba e majme prej 200 mijë lekësh, i është vënë një burri të moshuar pasi ka krasitur pemët që ai vetë i ka mbjellë në ambientin para dritares së tij në një pallat tek trekëndëshi i 1 majit.

    Sipas deputetit, Sabriu, i moshuari i gjobitur ka 4 muaj që po kërkon të drejtën e tij, por nuk po mundet.

    Postimi i plotë i Braçes

    Kjo nuk eshte policia bashkiake qe na duhet!!

    Dje ju thashe qe “kur i do policite e te gjitha llojeve, nuk i gjen kurrë”; por ama per te bere dem ne komunitet hjenden gjithnje;

    Tek trekëndëshi i 1 majit më përplasën në fytyrë këtë gjobë – 20.000 lekë, d.m.th 200 mijë lekë, troç 200 euro.

    Gjoba thote per shkulje prerje pemesh, shkurresh etj;

    Një burrë i moshuar-Sabriu, që ka shtëpinë në kat të parë i ka mbjellë vetë edhe ullinjtë, edhe pemët e tjera, edhe shkurret.

    Te harlisura e ne periudhen e duhur i ka krasitur siç ja bën muuuuu.

    Pra i ka mirembajtur sic i miremban perdite!!

    I vunë këtë gjobë! Ka katër muaj që plas të gjejë të drejtën e tij por se gjen kërkund.

    Ndaj jo cdo lloj injoranti merr vesh nga kjo pune;

    Krasitja e pemëve të tua nuk është shkelje ligji!

    Tani mezi pres qe polici i radhes i Policise Bashkiake te hyjë ketu e te me thote “Ti gënjen”!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit