9.5 C
Tirana
E diel, 8 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Kjo pa foton time pastaj e kërkoi fustanin”: Bora Zemani thotë se kjo aktore e njohur i ka kopjuar veshjen!

    Valdrin Sahiti ishte i ftuar në emisionin më të ri të Bora Zemanit “Cherry On Top” . Aty, stilisti i njohur foli rreth fillimeve të karrierës së tij dhe për shumë bashkëpunime me divat shqiptare dhe botërore.

    Bora u ndal pak edhe tek fustani i aktores Halle Bailey në premierën e filmit “The Little Mermaid” , i cili ishte një krijim i Valdrinit ama i parë diku më parë.

    Kjo, pasi moderatorja ka veshur më parë një fustan të tillë nga Valdrini dhe është shprehur se aktorja e ka kopjuar prej saj pasi ajo e ka veshur e para.

    Bora: E kam veshur unë e para fustanin metalik të aktores te “Sirena e vogël”, Halle Bailey. Më vjen keq po e kam veshur unë e para

    Valdrini: Fustani i saj ka ardhur pas këtij të parit

    Bora: E di që ka pasur shumë kërkesa si fustan. Unë dua ta kthej te vetja, kjo ka parë foton time dhe ka thënë unë dua një fustan si ky. Më falni, po pranojeni pak realitetin.

    “Kjo pa foton time pastaj e kërkoi fustanin": Bora Zemani
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit