10.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kjo punë u krye, do jetë…”, gazetarja zbulon SMS që alarmoi Yuri Kim para zgjedhjes së kreut të SPAK

    Gazetarja Anduena Llabani thotë se një SMS qarkulloi mes anëtarëve të KLP, gjatë kohës që kur zhvilloheshin intervistat me tre kandidatët për kryetar të SPAK.

    Ajo tha në një debat televiziv, se mesazhi alarmoi dhe vuri në lëvizje ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, e cila sot u pa në seancën e KLP-së.

    Sipas saj, ka patur trysni të jashtëzakonshme ndaj anëtarëve të KLP edhe gjatë votimit.

    “Yuri Kim u shfaq me truprojat e saj dhe të gjithë u shtangën. Ka qenë e papritur edhe për anëtarët e KLP. Unë kam SMS-të që kanë qarkulluar brenda KLP ku thuhej se: “Kjo punë u krye, është Kondili”. Dhe kjo ka qenë arsyeja pse zonja ambasadore ka qenë prezente vetë, edhe për t’i treguar këshillit që këtë do ta marr unë në dorë.

    Qarkullonin deri në momentin që ka qenë zoti Dumani në intervistë. Në kohën kur është marrë një pushim prej 20 minutash nga ky këshill… Ka qenë një trysni e jashtëzakonshme gjatë votimit. Pse gjithë kjo trysni? Pse gjithë kjo trysni për Dumanin? Dumani është një njeri që çon në akuzë, Dumani nuk dënon, nuk jep dënime përfundimtare”, tha Llabani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit