9.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kjo video në TikTok na konfirmon edhe njëherë ngjashmërinë e frikshme të Efit dhe Elvanës!

    Të gjithë e keni menduar dhe e keni parë të diskutohet sesa ngjashmëri ka mes Efit dhe Elvana Gjatës.

    Në fakt, Efi është krahasuar shpesh si një miks i Bora Zemanit dhe Elvanës.

    Kjo video në TikTok na konfirmon edhe njëherë

    Sigurisht, ju do thoni se procedurat estetike kanë bërë punën e tyre, por s’mund ta mohojmë se, përtej procedurave, Efi ngjason me Elvanën në disa aspekte.

    Përveç pamjes, që është e dukshme, Elvana dhe Efi kanë një timbër të ngjashëm zëri, edhe pse kjo e fundit, sigurisht që nuk ka talentin e Elvanës në muzikë.

    Vajzat ndonjëherë kanë edhe një mënyrë të ngjashme të të bërit humor me nota autoironie.

    Disa njerëz madje komentojnë se ato kanë një farë ngjashmërie dhe në ecje apo në mënyrën si qeshin.

    Megjithatë, kjo video virale në TikTok, ku Efi këndon, por në sfond është zëri dhe kënga e Elvanës, thjesht na konfirmon se ngjashmëria mes tyre është vërtet e frikshme.

    Vetëm mendojeni Efin me flokë në ngjyrë më të hapur ose Elvanën me flokë të zinj dhe sa e vështirë do bëhej të dallosh njërën nga tjetra.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit