8.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Klajdi për rikthimin e Eglit: Më ka dalë totalisht nga zemra, s’më dhuron asnjë lloj emocioni

    Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për projektin e tij më të ri muzikor.

    Në lidhje me rikthimin e Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, Klajdi u shpreh se ajo ka qenë një ndër ato personazhe që e kanë zhgënjyer aty brenda.

    “Ditët e para ka qenë një vajzë e adhurueshme. Unë e kam shprehur dhe atëherë që mund të dashuroheshe fare kollaj me të. Pastaj ndryshoi komplet. Pas ndryshimit që bëri, më doli totalisht nga zemra si personazh.

    Aktualisht që po flasim, nuk më dhuron asnjë lloj emocioni ajo dhe loja e saj. Jam distancuar totalisht, më është ftohur. Nuk kam asnjë koment tjetër për Eglin, sepse më është ftohur gjithë pëlqimi që kam pasur si personazh”, tha ish-banori.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit