17.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani bëhen bashkë në skenë pas 20 vitesh

    Balerinët Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani do të bëhen bashkë në skenën e “Festivalit të Këngës”.

    Burime për Anabel zbulojnë se Kledi dhe Anbeta do të kërcejnë me njëri-tjetrin për herë të parë që pas vitit 2002, kohë kur Anbeta u bë pjesë e programit “Amici” në Itali dhe për herë të parë në Shqipëri.

    Siç mund ta shihni, të dy shfaqen me një nga organizatorët e “Festivalit të Këngës”, Bojken Lako.

    Kledi Kadiu u bë pjesë e “Amici” si balerin profesionist në vitin 2001. Anbeta konkurroi në program në sezonin 2002-2003 dhe arriti deri në finale dhe që nga viti 2003, është pjesë e kastit të programit si balerinë e parë.

    Miqësia e ngushtë e balerinëve me karrierë të gjatë në Itali është tashmë e njohur prej shumë vitesh. Kjo miqësi nuk e njeh xhelozinë mes kolegësh, përkundrazi ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të kërcimit apo përmes projekteve të përbashkëta që kanë pasur.

    Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani bëhen bashkë në skenë pas 20

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit