16.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Kledi Kadiu rrëfehet për sëmundjen e të birit: Do të jetë rrugëtim i gjatë, por ai është luftëtar si unë

    Koreografi dhe balerin Kledi Kadiu ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private. I ftuar në “Verissimo”, Kledi Kadiu rikthehet për të folur për problemet shëndetësore të djalit të Gabrielit, i cili u diagnostikua me meningoencefalit pak pas lindjes.

    “Do të jetë sigurisht një rrugëtim i gjatë, por ne jemi të kënaqur. Po bëjmë hapa të vegjël përpara”, tha ai.

    “Gabrieli është i vendosur, një luftëtar , si unë”, vijon koreografi, duke i shpjeguar Silvia Toffanin se si  ka ndryshuar jeta e tij pas diagnozës së të birit.

    “Ai po më mëson të marr jetën ashtu siç vjen, të përvesh mëngët dhe të shikoj gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat”, tha Kadiu.

    *Meningoencefaliti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit