15.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Klodian Allajbeu, ”fajdexhiu” i pushtetit që mban peng drejtësinë

    Miliona euro me fajde nga ish-kryeprokurorë, gjyqtarë, politikanë dhe ministra janë futur në skemën e Klodian Allajbeut, duke e kthyer perandorinë e tij shëndetësore në kasafortë private të pushtetit dhe në arsye direkte pse ai nuk preket nga drejtësia…

    Prej vitit 2006, Klodian Allajbeu ka ndërtuar një skemë financiare të qëndrueshme përmes “Spitalit Amerikan” dhe subjekteve të tjera të lidhura, duke deklaruar humbje të vazhdueshme në bilancet zyrtare, ndërkohë që aktiviteti real ka gjeneruar qarkullim dhjetëra milionë euro në vit, përmes tarifave të larta shëndetësore, kontratave publike dhe pagesave nga fondet shtetërore.

    Sipas informacioneve konfidenciale të administruara nga struktura hetimore dhe burime financiare, rezulton se ish-kryeprokurorë, gjyqtarë, politikanë, ministra dhe ish-ministra kanë dhënë miliona euro me fajde te Klodian Allajbeu, duke futur paratë në skemën e tij kundrejt interesave mujore dhe garancisë së mbrojtjes institucionale, çka ka penguar çdo hetim penal apo fiskal ndaj tij.

    Pas çdo bilanci të dorëzuar me humbje, administrata tatimore nuk ka kryer auditim të thelluar, ndërsa diferenca mes xhiros reale dhe asaj të deklaruar nuk është hetuar, duke lejuar që fitimet reale të zhduken përmes shpenzimeve të fryra, kontratave fiktive dhe qarkullimit të parasë nëpër kompani të lidhura.

    Në fakt, sipas të njëjtave burime, një pjesë e konsiderueshme e kapitalit që qarkullon në rrjetin e kompanive të Allajbeut nuk buron nga aktiviteti shëndetësor, por nga para të futura me fajde nga funksionarë publikë, të cilët nuk i deklarojnë këto marrëdhënie financiare dhe për këtë arsye nuk mund të denoncojnë skemën pa u vetë-inkriminuar.

    Bën përshtypje fakti që, pavarësisht disproporcionit të theksuar mes humbjeve të deklaruara dhe pasurisë së krijuar, asnjë procedim penal nuk është hapur ndaj Klodian Allajbeut, asnjë kallëzim fiskal nuk është çuar deri në fund dhe asnjë hetim pasurie nuk është iniciuar nga institucionet përgjegjëse.

    Ndërkohë, subjektet e tij vazhdojnë të përfitojnë fonde publike, kontrata dhe koncesione, ndërsa “Spitali Amerikan” trajtohet si partner strategjik nga shteti, edhe pse funksionon si qendër grumbullimi parash të padeklaruara dhe shpërndarjeje interesi fajdexhi për zyrtarë të drejtësisë dhe politikës.

    Kjo marrëdhënie financiare ka krijuar një mburojë të plotë penale për Klodian Allajbeun, duke e kthyer skemën e tij në kasafortë private të pushtetit, ku paratë futen me fajde, kthehen çdo muaj dhe në këmbim garantohet paprekshmëria ligjore.

    Për këtë arsye, Klodian Allajbeu nuk preket, nuk hetohet dhe nuk arrestohet, sepse çdo veprim ndaj tij do të nxirrte në dritë listën e gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve që kanë para te ai dhe që sot mbajnë peng drejtësinë. (Pamfleti)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit