11.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Klodian Braho, “provim” 4 orë në Bruksel

    Kreu i SPAK Klodian Braho për më shumë se katër orë, ka raportuar në Bruksel përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian.

    Burime nga Delegacioni i Shqipërisë në BE, në kushtet e anonimatit i treguan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se Klodian Braho nuk ka qenë i vetëm në këtë “provim” të parë në Bruksel pas marrjes së detyrës.

    Klodian Braho është ulur në të njëjtën tavolinë i shoqëruar nga disa hetues dhe këshilltarë ligjor të BKH-s, njëra prej tyre Sadleva Bodo.

    Ndërsa në të majtën e tij ka qëndruar Fabian Zhilla, shefi i kabinetit.

    Të njëjtat burime treguan se kjo përballje e Klodian Brahos në Bruksel me Komisionin  Europian lidhej me raportimin e progresit të kapitujve 23 dhe 24 për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore.

    Numri një i SPAK i është përgjigjur me detaje të gjitha pyetjeve të përfaqësuesve të DG ENEST, Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore.

    Detyra primare e kësaj drejtorie në Komisionin Europian është menaxhimi çështjeve mes BE dhe vendeve kandidate.

    Sikurse monitoron has pas hapi reformat për sundimin e ligjit, zhvillimet ekonomike dhe reformën e administratës publike. (TCH)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit