17.5 C
Tirana
E premte, 7 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Klubi i banorëve të “BBVA” në kinema: Eglin mund ta shohim në një film të ri

    Mesa duket, eksperienca në “BBVA” shtron rrugën për të marrë pjesë në një projekt kinematografik! Rishtazi, Egli, e ftuar në “Pardon My French”, zbuloi se përpos muzikës, është në bisedime për t’u bërë pjesë e një filmi të ri.

    “Po e them këtu ekskluzivisht, jam në bisedime në lidhje me një projekt kinematografik. Nuk kam vendosur diçka konkrete akoma, por jam duke pritur që t’i hedh një sy skenarit që ta lexoj, sepse është hapi i parë që bëhet në fakt për të parë nëse të përshtatet ose jo”, u përgjigj ajo.

    Egli shtoi se mund ta ketë manifestuar eksperiencën në një film:

    “Por që po dhe në fakt, është diçka që unë mendoj se e kam manifestuar pa e manifestuar sepse unë gjithmonë e kam parë veten në projekte kinematografike dhe është një pjesë e imja, kështu që e dua shumë. Pse jo?”, vijoi ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit