Nëse doni të hyni në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, tani e në vazhdim duhet të paguani 1 Euro.
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka vendosur që çmimi i biletës kushton 1 Euro për vizitorët e huaj dhe 1 mijë Lekë të vjetra për qytetarët shqiptarë.
Çmimi është i vlefshëm për vizitorët dhe jo për besimtarët që vijnë për t’u falur.
Ky vendim i KMSH ka pasur reagime te besimtarët myslimanë.
Disa prej tyre janë pro dhe disa kundër.
KMSH e justifikon çmimin për restaurim dhe mirëmbajtje.