20.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Kokë më kokë” me Zvicrën – Shqipëria, vendi i 7 në botë për çmimin më të lartë të naftës

    Shqipëria është vendi i shtatë në botë për çmimin më të lartë të naftës. Me mbi 2 dollarë për çdo litër karburant, ajo kryeson në Ballkanin Perëndimor me diferencë të fortë nga vendi i dytë… Serbia.

    “Krahasuar me Kosovën, Maqedoninë apo Malin e Zi ka shumë diferencë. Jemi shumë më të shtrenjtë”, shprehet një qytetar.

    Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, një litër naftë në pikat e karburanteve në Shqipëri kushton gati 2-fish më shumë.

    Shqipëria renditet e pesta në kontinentin Europian në drejtim të çmimit më të lartë të naftës, duke lënë pas eshë vende si Norvegjia, Finlanda apo Irlanda. Në krye renditen Islanda, Lihtenshtaini dhe Danimarka.

    “Na ka ikur truri. Janë rritur çmimet. Nuk është e këndshme po… Shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat që marrim”, thotë një tjetër qytetar.

    Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria.

    Në bursa çmimi është rritur disi, por nga ana tjetër dollari vijon të zhvlerësohet. Çmimet e karburanteve rrjedhimisht do duhej të ishin më të lira.

    Shqipëria ka importuar këtë vit më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në harkun e muajve janar maj u blenë nga jashtë gati 280 tonë karburant.

    Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me mbi 31 mijë tonë apo 12.8 për qind.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit