11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Kolonjarizuam një British Boy”, Erion Isai marton çiftin e ri në bashki dhe ka një mesazh

    Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka martuar një çift të ri në institucionin që drejton. Teksa ndan një fotografi krah Ledjanës dhe Hardyt, një vajzë shqiptare nga Kolonja dhe një i ri nga Britania e Madhe, ai thotë se një djalë britanik sapo është “kolonjarizuar”.

    “Ledjana dhe Hardy lidhën martesë sot para meje. Sapo Kolonjarizuam një British boy. Kënaqësi për mua që të rinj e të reja (megjithëse jo në numrat që do doja të ishin) e duan qytetin dhe vendin e tyre! Me trashëgime”, shkruan kryebashkiaku Erion Isai.

    Një ngjarje e bukur në bashkinë e vogël në juglindje të Shqipërisë, që tregon se nuk janë vetëm të rinjtë shqiptarë ata që po braktisin vendin për të shkuar drejt ishullit, por ka dhe djem nga Britania e Madhe që vijnë në Shqipëri.

    I till është dhe rasti i Hardy, një djalë britanikë që dashurinë me Ledjanën, një vajzë shqiptare ka vendosur ta kurorëzojë në vendin e saj të lindjes, në qytetin e Kolonjës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit