12.5 C
Tirana
E premte, 3 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Komediani gjerman, fyerje raciste ndaj shqiptarëve: Këtu gjithçka është e mirë, përveç shqiptarëve

    Komediani i njohur gjerman, Oliver Pocher, ka shkaktuar mjaft zemërim në komunitetin shqiptar në Zvicër për shkak të fyerjeve raciste.

    46-vjeçari gjerman ishte për shfaqje në Cyrih, ku nuk i kurseu komentet raciste për shqiptarët.

    “Gjithçka këtu në Zvicër është më e mirë- vetëm një gjë është më e keqe- keni më shumë shqiptarë,” tha Pocher.

    “Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina,” tha ai më tej.

    Gjatë shfaqjes, një shqiptare e re, e pranishme në sallë, donte të dinte: “Si mund të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj shqiptarëve në Zvicër?”

    Kësaj pyetje, Pocher u përgjigj duke thënë: “Unë i dua shqiptarët. Në Shqipëri”.

    Aktori i humori tha se nuk e kishte seriozisht, por shtoi: “Këtu ne po luajmë me klishetë”.

    Megjithatë, në mediat sociale, reagimet e shqiptarëve ndaj tij kanë qenë të shumta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit