5.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Komenti i Ledrit në postimin e Dafinës shkakton debat në rrjet

    Mjaftoi një koment i Ledri Vulës në një postim të Dafina Zeqirit që interneti të ndahej në dy pjesë – disa kritikuan reperin, ndërsa të tjerë thanë se nuk ka asgjë të keqe. Por, çfarë ndodhi?

    Dafina publikoi një pjesë nga bashkëpunimi i saj me Elgit Dodën, “Si mua”, dhe pyeti ndjekësit: “Cila është pjesa e preferuar e këngës ‘Si mua’?”.

    Siç mund ta shihni në një screenshot të siguruar nga Anabel, Ledri shkruan në koment (tashmë të fshirë):” Ti kom dhon krejt.”

    Pak ditë më parë, në TikTok shpërtheu teori sipas të cilës ish-çifti i famshëm i showbiz-it kanë komunikuar përmes teksteve të këngëve.

    Në këngën “E keni dit”, Ledri këndon:

    “Ti kom dhon krejt
    Ti kom dhon krejt
    Ama loqk m’le vetëm”

    Ndërsa Dafina, në bashkëpunimin me Elgit Dodën, thotë:

    “Se ti kam dhon krejt
    Mi ke dhon krejt
    Ama sot prap vetëm”

    Në shumë komente, shkruhej se “ata e duan e ende njëri-tjetrin”, ndërsa të tjerë thanë se këto teori janë budallallëk. Tekstet e këngëve janë shkruar nga një ekip i përbashkët – që e bën më të besueshëm faktin që ka qenë rastësi ose zgjedhje për arsye marketingu.

    Sidoqoftë, ndjekësit duket se nuk kanë qenë aspak të lumtur me komentin e Ledrit, të paktën një pjesë e konsiderueshme e tyre.

    Dikush shkruan se “Ledri nuk ka moshë për të bërë këto gjëra për famë”.

    Komenti i Ledrit në postimin e Dafinës shkakton debat në rrjet

    Në komente të tjera thuhet se “veprimi është si të ishte 12 vjeç” ose “janë bërë këngëtarët si telenovelat indiane”.

    Komenti i Ledrit në postimin e Dafinës shkakton debat në rrjet

    Komenti i Ledrit në postimin e Dafinës shkakton debat në rrjet

    Komentues të radhës nxjerrin në pah standardet e dyfishta. Sipas tyre, nëse këtë gjë do ta kishte bërë Sara, partnerja e Ledrit, do të ishte “masakruar” me komente.

    Komenti i Ledrit në postimin e Dafinës shkakton debat në rrjet

    Komenti i Ledrit në postimin e Dafinës shkakton debat në rrjet

    Nga ana tjetër, disa thonë se është një reagim ndaj bujës që u bë në TikTok.

    Komenti i Ledrit në postimin e Dafinës shkakton debat në rrjet

    Komenti i Ledrit në postimin e Dafinës shkakton debat në rrjet

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit