13.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Komentuesi e provokoi, Berisha irritohet dhe sulmon ashpër Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Janë fatkeqësia e kombit! U pasuruan duke përdorur PD

    Gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale, një komentues ka provokuar kreun e PD-së Sali Berisha, teksa e pyet përse nuk fton figura intelektuale si Lulzim Basha dhe Bamir Topi në protestat e opozitës.

    Por kjo pyetje solli irritimin e kryedemokratit, i cili reagoi duke i cilësuar ata si pseudointelektualë dhe jointelektualë, dhe duke i cilësuar si fatkeqësia e kombit.

    Po flet për intelektualë apo pseudointelektualë? Po ta them me sinqeritet: kthehu pak në vitin 1990 dhe lexo çfarë kam thënë në revistën Drita, ku kam bërë dallimin mes intelektualëve dhe pseudointelektualëve. Pseudointelektualët janë fatkeqësia e kombit. Më mirë të mos i ngatërrojmë”, u shpreh Berisha.

    Më tej Berisha theksoi se Partia Demokratike u ka dhënë Bashës dhe Topit çdo mundësi, por sipas tij, këto figura e kanë përdorur partinë për interesa personale.

    “A nuk u dha kjo parti çdo mundësi? Dhe për çfarë e përdorën? Mirësitë e Bamir Topit ishin pronat e tij. Të Lulzim Bashës, pasurimi i tij”, tha Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit