7.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Komisioni i Sigurisë nxjerr gabimisht të dhënat e klasifikuara të ushtrisë, sa helikopterë kemi?

    Në Shqipëri ka shtatë helikopterë të gjeneratës së katërt, ku tre prej të cilëve janë në duke u riparuar. Ky ishte informacioni që dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Komisionin e Sigurisë, por të vërtetën në sallë e dha deputeti opozitar Ferdinand Xhaferri, i cili, informacionin e klasifikuar që i ishte vënë në dispozicion, e bëri pjesë të përballjes në debat me ministrin.

    “Gjendja e gatishmërisë së helikopterëve është e ulët. Nga katër cougar në gatishmëri ka qenë vetëm një, sot asnjë. Nga 2 ec 145 asnjë në gatishmëri për më shumë se dy vite. Pa folur për helikopter AB206, AB205, BE105. Të cilët kanë më shumë se katër vite pa shërbime” u shpreh Xhaferraj.

    Këto të dhëna të klasifikuar nuk duheshin bërë publike, gjë që shkaktoi ndërhyrjen e menjëhershme të ministrit dhe ish-shefit të Shtabit, deputetit socialist Bardhyl Kollçaku.

    “Duke qenë nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të bësh të njohura kapacitete me dobësi apo pa dobësi të forcave të armatosura është shkelje ligji për informacionin e klasifikuar që ju sapo e konsumuar”, theksoi Peleshi.

    I gjendur në këtë situatë, ministri i Mbrojtjes kërkoi fikjen e kamerave për t’u përgjigjur por pikërisht kur Peleshi mendonte se nuk e dëgjonte kush tjetër përveç deputetëve, teknika e Kuvendit hapi gabimisht, për disa çaste, fillimisht audion e më pas edhe figurën.

    “Tani ju kërkoj fikni komunikimin publik. Me këtë kompani kemi prishur kontratën për dy helikopter që po i çojmë në NATO sepse siç e thash po na nxjerr ujin e zi. Ju duhet të bashkoheni me mua, jo të bëheni kundër meje, kundër nesh kundër shtetit shqiptar, për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar”, u shpreh Peleshi.

    Mbledhja u ndërpre sërish për të rinisur pas disa minutash ku deputeti Xhaferraj u kritikua për nxjerrjen e informacionit të klasifikuar. Prania e Ministrit në Komision u shoqërua edhe me debate politike. Ervin Salianji ngriti akuza se qeveria nuk blen avion për shuarjen e zjarreve, por përdor charter privat për udhëtime jashtë vendit.

    “Ju thoni që nuk ja vlen të kemi helikopter për të shuar zjarret, kur kanë koston dhe sa është kosto në orë për fluturimin e helikopterëve, a ja vlen mendoni ju si anëtar i KM që të ketë një charter personal kryeministri me salltanete dhe dhoma gjumi?”, u shpreh Salianji.

    “Të bënim investime publike vetëm kur mos të kishim persona me ndihma ekonomike. Charteri ka lidhje me dinjitetin e një shteti ndërsa helikopterët, gatishmëria e mjeteve civile janë një gjë tjetër”, u shpreh Peleshi.

    Për menaxhimin e zjarreve në këtë sezon veror, Ministria e Mbrojtjes ka parashikuar marrjen me qira të avionëve nën argumentin se blerja e tyre ka një kosto më të lartë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit