21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kompanitë që kanë orare fleksibël kanë punonjësit më të lumtur, thotë studimi

    Një studim i fundit ka zbuluar se punonjësit që kanë orare fleksibël dhe të përshtatshme sipas stilit të tyre të jetesës janë më të lumtur dhe më produktivë në angazhimin e tyre profesional. Kompania e mbledhjes së taksave H&R Block është renditur në vend të parë në rang botëror si kompania ku njerëzit punojnë më të lumtur.

    Studimi është kryer nga kompania “Indeed” dhe Qendra e Kërkimeve për Mirëqenien nga universiteti “Oxford” dhe tregon se kompanitë me rezultate më të larta të mirëqenies në punë i lejojnë punonjësit që të jeni fleksibël me oraret dhe të respektojnë orarin e plotë të punës edhe nga distanca.

    “Shumë nga këto kompani priren të kenë përparësi fleksibilitetin e punë. Këto politika i lejojnë punonjësit të zgjedhin se ku, si dhe kur punojnë, duke u dhënë atyre mundësinë të shkojnë në takime të ndryshme, duke nisur që nga konsulta te mjeku, marrja e fëmijëve nga shkolla, ndjekja e një seance terapie apo sporti etj,” thotë Kyle M.K, këshilltare për kompaninë “Indeed”.

    Duke ndjekur këtë linjë, H&R Block duket të jetë një vend pune hibrid, me 42% të stafit që punojnë në distancë me orar të plotë, por mbi të gjitha të motivuar dhe të lumtur.

    Ja lista me 20 kompanitë në botë ku punonjësit janë më të lumtur:

    1.H&R Block

    2.Delta Air Lines

    3.L3Harris

    4.Accenture

    5.Nike

    6.Tradesmen International

    7.Disney Parks, Experiences and Products

    8.Addus HomeCare

    9.IBM

    10.Amazon Flex

    11.Apple

    12.The Walt Disney Company

    13.Wipro

    14.Maximus

    15.Vans

    16.Cognizant Technology Solutions

    17.Google

    18.Dutch Bros Coffee

    19.Microsoft

    20.FedEx Freight

    Shumica e punëkërkuesve duan të punojnë për kompani që kujdesen për ndjenjat e tyre në punë dhe këto 20 kompani duket se e kanë prioritet pjesën emocionale të punonjësve të tyre.

    “Ndërsa mirëqenia e punës është përballur me sfida vitet e fundit, është më e rëndësishme se kurrë për kompanitë që të krijojnë mjedise ku punonjësit mund të japin vërtet më të mirën e tyre,” u shpreh në një deklaratë LaFawn Davis, shefe e Burimeve Njerëzore pranë kompanisë “Indeed”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit